“Milanisti” Shevçenko i uron mirëseardhjen Maldinit

0

Edhe pse Andrij Shevçenko është trajneri i përfaqësues së Ukrainës, ai e ndjen veten pjesë të Milanit, pasi ka kaluar një pjesë të sukseshme të karrierës së tij nën fanellën kuqezi.

Nuk mund të mungonte reagimi i sulmuesit për rikthimin e Paolo Maldinit në Milano. Përmes një postimi në “twitter”. Shevçenko ka postuar një foto me Maldinin në kohën kur së bashku luanin me Milanin dhe mbi foto shkuan: “Mirë se erdhe në shtëpi miku im”.

Në vitin 2004 të dy së bashku kanë fituar titullin kampion me Milanin dhe ende ruajnë raporte miqësore me njëri tjetrin. Rikthimi i Maldinit në Milano i ka bërë shumë entuziast tifozët kuqezi, por dhe ish-lojtarët që i dinë vlerat e ish-kapitenit legjendar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.