Trajneri i Francës, Didier Deshamp, do të zbulojë këtë të enjte listën me të grumbulluarit për dy ndeshjet e para të fazës së kualifikuesve të “Euro 2020”. Kampionët e botës do të ndeshen me dy kundërshtarë të lehtë në letër si Moldavia dhe Islanda.
Së fundmi mediet franceze kanë zbuluar dy nga risitë e para në listën që do të bëhet publike së shpejti. Bëhet fjalë për dy mbrojtës krahu dhe të dy luajnë me skuadra të kampionatit francez.
I pari është Leo Dybua, mbrojtës i krahut të djathtë, 24 vjeç. Lojtari në fjalë ka bërë paraqitje shumë të mira me skuadrën e Lionit dhe prandaj Deshamp ka vendosur t’i japë ftesën e parë për në kombëtaren e gjelave.
Debutuesi i dytë është Keni Lala i Strasburgut. Futbollisti 27-vjeçar luan si mbrojtës i majtë, një pozicion ku Franca nuk po kalon një moment të mirë, pasi Benxhamin Mendi dhe Lukas Hernandez janë të dëmtuar prej muajsh.