Larg “hijes” së Mesit për “Topin e Artë”, rënia e Nejmar është e frikshme

Lionel Mesi është idhulli i tij. Por, madhështia e një jashtëtokësori si argjentinasi, u shndërrua në pengesën më të madhe të Nejmar. Në verën e vitit 2017, kapiteni i Brazilit u transferua te Paris Seint Zhermen, jo thjesht për shifrën rekord të 222 milionë eurove.

Sulmuesi u largua nga Barcelona, sepse e kuptoi që duke qëndruar në hijen e Lionel Mesit, do ta kishte të vështirë të realizonte objektivin e tij të madh: fitimin e “Topit të Artë”. Nejmar vlerësoi se një klub me projekt ambicioz dhe financa të pashtershme si PSG do ta ndihmonte të përmirësonte shanset për trofeun prestigjoz individual.

Megjithatë, 16 muaj pas largimit nga “Kamp Nou” (në dhjetor 2018), ai u klasifikua vetëm në vendin e 12-të në renditjen e “Topit të Artë”. Kjo është hera e parë prej vitit 2012, kur ende luante me Santosin në Brazil, që Nejmar e sheh veten jashtë “Top 10” të klasifikimit të lojtarëve më të mirë në botë.

Një rënie e pabesueshme ajo e yllit “seleçao”. Transferimi te Paris Seint Zhermen duhej të përmirësonte shanset e tij, por në fakt kurba e Nejmar ka ardhur në rënie. Fakti që me klubin parizien nuk po arrin të fitojë trofe jashtë Francës, është një faktor, ashtu sikurse edhe zhgënjimi me Brazilin në Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online