Atalanta mori një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Udinezes dhe në fushë ishte vetëm Etrit Berisha. Mungonte qendërmbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili nuk ishte nën urdhrat e trajneri Gasperini për shkak dëmtimi.
Tashmë mediat italiane bëjnë me dije se mbrojtësi i kombëtares shqiptare është rikuperuar dhe mund të llogaritet për takimin e radhës me Lacion. Veç tij, edhe Iliçiç e ka shlyer pezullimin dhe Atalanta do të jetë më e plotë.
Një derbi edhe mes shqiptareve, pasi sikurse dihet te skuadra romake janë Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi. Takimi Atalanta-Lacio do të luhet ditën e hënë prej orës 20:30. Dy portierët e kombëtares e sigurt që do e nisin ndeshjen nga fillimi.