Një “derbi” në merkato mes Milanit dhe Interit. Dy klubet e Milanos kanë një objektiv të përbashkët. Ai është pjesë e Barcelonë dhe quhet Arturo Vidal.
Zikaltrit e kërkojnë prej kohësh, madje u përfol edhe për një shkëmbim midis tij dhe Raxha Naingolan. 32-vjeçari kilian është i preferuari i Antonio Kontes për mesfushën. Trajneri i ri i Interit e njeh mirë, pasi ka punuar tre vite me të te Juventusi.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, garës për Vidal i është bashkuar edhe Milani. Barcelona është gati ta shesë për një ofertë të mirë, por problem mbetet paga e madhe e lojtarit. Vidal përfiton 9 milionë euro në sezon, një rrogë pothuajse e papërballueshme për dy klubet italiane.