Në kampionatin kroat të futbollit, është luajtur takimi mes Osijekut dhe Lokomotivës së Zagrebit, me të dyja skuadrat që kanë futbollistë shqiptarë në përbërjen e tyre. Plot tri futbollistë kuqezi ishin në fushë nga minuta e parë në këtë sfidë.
Abazaj e nisi titullar për Osijekun, ndërsa Uzuni dhe Kastrati për Lokomotivën. Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe me gola, por në fund skuadrat ndanë nga një pikë, pas barazimit 1-1.
Abazaj u zëvendësua në minutën e 74’, ndërsa Kastrati dhjetë minuta para 21-vjeçarit të Osijekut. I vetëm që e mbylli takimin deri në fund ishte numri 7 i Lokomotivës, Myrto Uzuni, të cilit në këtë takim i mungoi vetëm goli.