Derbi i kryeqytetit, rrezikojnë gjashtë lojtarë

Asion Daja dhe Ardit Hila ia kanë hedhur dhe për shkak të kartonëve të verdhë nuk do ta humbasin derbin e kryeqytetit. Gjithsesi janë disa lojtarë të cilët rrezikojnë të mos jenë në Partizani-Tirana. Te bardheblutë janë më shumë.

Marvin Turtulli është njëri prej tyre dhe nëse luan në takimin e radhës me Skënderbeun, do të duhet të ruhet mos ndëshkohet me karton të verdhë. E njëjta gjë vlen edhe për Eni Imamin dhe Bedri Grecës.

Dy anësorët e majtë kanë nga tre kartonë të verdhë dhe në ndeshjet e fundit janë aktivizuar të dy titullarë. Ndëshkimi i tyre do ta penalizonte Tiranën për derbin. Më ndryshe situata për Dejan Blazhevskin, i cili me shumë mundësi nuk do të luajë ndaj Skënderbeut. Maqedonasi, ashtu si tre lojtarët e përmendur më lart, ka tre kartonë të verdhë.

Te Partizani rrezikojnë dy lojtarë dhe të premten duhet të ruhen shumë. Bruno Telushi mund ta kishte mbyllur pezullimin ndaj Kastriotit, por nuk mori karton kundër Kamzës. Tanimë që mesfushori të tregohet i kujdesshëm ndaj Flamurtarit dhe në një stadium shumë të dashur për të.

Labinot Ibrahimi është lojtari tjetër i Partizanit, që nëse ndëshkohet në takimin me vlonjatët, rrezikon derbin. Sikurse dihet, alternativat për krahun e djathtë të mbrojtjes mungojnë në kampin e kuq dhe prania e mbrojtësit është e rëndësishme ndaj Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online