Derbi i kryeqytetit, ish-futbollistët zgjedhin skuadrën favorite

Blendi Nallbani dhe Ledio Pano kanë thënë fjalët e tyre sa i takon derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Të dy ish-futbollistët kanë mendime të ndryshme sa i takon skuadrës favorite. Si Nallbani, ashtu dhe Pano, kanë folur sot për “A2 News”.

Blendi Nallbani, ish-futbollist i Tiranës dhe Partizanit, tregoi se kush mund të triumfojë. Në fjalën e tij, Nallbani tha: “Unë parashikoj një ndeshje shumë të fortë, si çdo derbi, si në vitet kur luaja unë. Ka ardhur ora që të fitojë Tirana, sepse ka pesë vite që nuk e bën këtë kundër Partizanit. Jam i bindur që Tirana fiton këtë herë.”

Ndërsa Ledio Pano, ish-futbollist i Partizanit, pranoi se në këtë derbi, nuk ka asnjë skuadër favorite: “Është një ndeshje që tregon fuqinë e kampionatit, është ndeshja kryesore dhe historike për të dy ekipet. Ndryshe nga herët e tjera, besoj do të jetë nga ndeshjet më të bukura. Mund të ketë gola dhe them të fitojë më i miri. Por pa diskutim që fitorja e Partizanit në çdo lloj shifre është kënaqësi më vete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online