Fanella e ndërruar me grekun dhe fjalët e Terim, rrëfehet Andrea Marko

Andrea Marko është një personazh i njohur në vendin tonë. Ka luajtur me Dinamon, si dhe ka veshur fanellën e kombëtares. Tanimë trajnon ekipe moshash, ndërkohë që më parë ka drejtuar Dinamon, Apoloninë, Luftëtarin, Skënderbeun dhe Kastriotin. Vitet kur ai ka luajtur futboll kanë qenë të vështirë, teksa ndeshjen e parë në karrierë është dashur të lërë fushën e blertë pasi u fut si zëvendësues. Çfarë ndodhi? Marko e tregon “fije e për pe”.

“Kam luajtur në Kuçovë, ku fituam thellë. E mbaj mend edhe për një episod: nuk kishim këpucë me taka të gjithë dhe ia jepnim njëri-tjetrit. Ai që m’i dha mua kishte vënë thumbat e gjatë në fillim dhe unë vetëm pengohesha. Trajneri më hoqi sepse vetëm rrëzohesha. Të gjithë mbetën të habitur, sepse nuk kishte ndodhur që një lojtar që hynte si zëvendësues dhe të ndërrohej përsëri. Pasi e mori vesh hallin tim, më përgëzoi se si kisha arritur të luaja me ato këpucë”, tregon tekniku për gazetarin Eduart Ilnica, në “Konica.al”.

PENGU – Biografia ishte pengesë në ato vite dhe Andrea shprehet kështu: “Nga gjyshi, për shkak të biografisë, nuk jam grumbulluar ndaj Irlandës së Veriut. Ajo që më ka mbetur peng, ishte që nuk luajta kundër Aberden në Skoci, që në fund të sezonit fitoi Kupën e Kupave. Në Tiranë dolëm 0-0 dhe unë luajta, por fati nuk na deshi që të shënonim. Në kthim ata fituan 1-0. Ishte koha kur Aberden drejtohej nga Aleks Ferguson dhe unë e mbaj mend shumë mirë. E kujt i shkonte mendja se ai do të bëhej trajner legjendë me Mançester Junajtid”.

GJOBA DHE TERIM – I pyetur me episodet e veçanta që i kujtohen, Andra Marko veçon dy: “Janë shumë, por më kujtohet viti 1985. Ne do luanim me Greqinë, sipas kalendarit, por vdes Enver Hoxha dhe natyrisht ndeshja nuk u zhvillua. Me marrëveshje, ndeshja shtyhet për në nëntor. Barazojmë 1-1, një ndeshje e mirë dhe në fund një kundërshtar grek më kërkon fanellën, duke më zgjatur të vetën. Më erdhi turp mos ia jepja timen dhe kështu e hoqa dhe ia dhashë. Kur shkoj të marr pagën, kisha 1250 mijë lekë të vjetra të asaj kohe minus nga rroga. Ishte gjoba që më kishin vendosur për fanellën që nuk kisha dorëzuar. Ajo bluzë kushtonte 250 lekë të vjetra dhe ishte trikotazh, nuk kishte as vlerë, me dy herë që lahej zbardhej fare”, vijon dinamoviti.

“Një tjetër episod që mbaj mend ishte një miqësore me një ekip turk, ku luante edhe Fatih Terim, sot trajner i Turqisë. Dolëm barazim 1-1, por unë humba një rast ideal fare pranë portës. Terim, në fund, më erdhi dhe më rrahu shpatullat. Me sa kuptova më tha që mos u mërzit se miqësore ishte”, përfundoi Andrea Marko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online