Dëmtimi mban në ankth PSG, Nejmar rrezikon sezonin!

Dëmtimi i Nejmarit ka alarmuar PSG. Braziliani ra pre e lojës së fortë të kundërshtarëve në ndeshjen e kupës kundër Strasburgut dhe u dëmtua në kavilje e djathtë. Në fillim u fol se sulmuesi do të qëndrojë një muaj pushim, por ai mund të humbasë gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi parisien nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për të qartësuar shkallën e dëmtimit dhe tifozët kanë filluar të shqetësohen.

Nejmar ka pësuar goditje në të njëjtin vend ku ishte dëmtuar dhe një vit më parë dhe mund të përfundojë në “thikë”. Siç raporton “L’Equipe”, 26-vjeçari mund të kryejë një operacion dhe nëse kjo ndodh, atëherë sezoni mund të quhet i mbyllur për të.

Kjo do të ishte një goditje e madhe për trajnerin Tuhel, i cili do të humbiste shërbimet e yllit të skuadrës në momentin kur ka nevojë më shumë se kurrë për shërbimet e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online