Dëmtimi i radhës te bardhezinjtë, Dibala humbet ndeshjen e titullit

Dëmtimet nuk po i ndahen Juventusit. Në fillim Mnaxhukiç, Kielini, Dagllas Kosta, Kaseres dhe Perin, ndërsa tani Paulo Dibala. Pas eliminimit befasues nga Ajaksi në Champions Ligë, Alegri ka marrë një lajm të keq nga infermieria. Lojtari ofensiv u dëmtua në sfidën kundër “Harkëtarëve” dhe u detyrua t’i linte vendin Moize Ken në pjesën e dytë.

Argjentinasi do të humbasë sfidën në kampionat kundër Fiorentinës, por jo vetëm. Përveç sfidës që pritet t’i dhurojë bardhezinjve titullin e tetë rresht, Dibala mund të qëndrojë pushim për disa javë dhe do të humbasë sfidat e fundit të kampionatit.

Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për 25-vjeçarin. Shumë ulje-ngritje mes fushës dhe stolit dhe vetëm 5 gola të shënuar. Shumë pak për një futbollist me cilësitë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online