Dëmtimi dhe lotët e Kiezës, Pioli: Vuan kur nuk ndihmon ekipin, ja kur rikthehet

vFiorentina dhe Lacio shënuan nga një gol për të fituar një pikë. Ndeshja e zhvilluar në Firence përfundoi në barazim 1-1. Luis Alberto kaloi miqtë në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Luis Muriel barazoi sfidën në pjesën e dytë.

Një mbrëmje për t’u harruar për Federiko Kiezën. Ndeshja e “yllit” të Fiorentinës përfundoi në minutën e 35-të. Një problem muskulor e detyroi t’i linte postin Xhovani Simeones.

Lojtari e vuajti shumë një gjë të tillë dhe në pankinë u pa i lotuar dhe me të dy duart në fytyrë. Megjithatë, dëmtimi nuk pritet të jetë serioz dhe Kieza mund të qëndrojë vetëm pak ditë pushim.

Federiko është pasionant ndaj këtyre ngjyrave dhe vuan kur nuk arrin të japë kontributin e tij për skuadrën. Shpresoj që ta kem të gatshëm për ndeshjen e së premtes kundër Kaljarit”, komentoi Silvio Pioli, trajneri i Fiorentinës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *