Tirana po bëhet gati për ndeshjen me Luftëtarin në kampionat. Trajneri Ardian Mema duhet të përballojë problemet që ka me dëmtimet dhe nuk janë pak futbollistët që nuk mund të aktivizohen në takimin e së dielës. Majkëll Ngo dihej që nuk mund të luante, pasi në sfidën e kampionatit me Kukësin u ndëshkua me karton të verdhë dhe për të ishte i katërti. Këtë fundjavë ai do të duhet të shlyejë pezullimin.
Dorian Kërçiku gjithashtu për arsye dëmtimi e kishte humbur takimin me Luftëtarin, ndërkohë që në infermieri ka përfunduar edhe kapiteni Erando Karabeci. Në sfidën e Kupës me gjirokastritët ai pësoi një dëmtim në gju dhe pritet të kryejë kontrollet mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit.
Së fundmi shqetësime ka ndjerë edhe Eni Imami. Lojtari i linjës së majtë, i cili është përshtatur në qendër të mbrojtjes këtë sezon, ka ndjerë dhimbje në gju dhe nuk është stërvitur me grupin. Shanset janë të vogla që të jetë gati për ndeshjen ndaj Luftëtarin.
Alternativat për trajnerin Mema nuk mungojnë në fakt. Vinsent Atinga, Marvin Turtulli, Gentian Muça dhe Jurgen Goxha janë ata që luftojnë për dy vendet në qendër të mbrojtjes. Ish-lojtari i Erzenit është favorit për njërin vend dhe pritet të mësohet se kush do të jetë lojtari tjetër që do të aktivizohet krah tij.