Besir Demiri po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin ukrainas. 24-vjeçari, i cili aktivizohet me skuadrën e Mariupolit asistoi golin e vetëm të ekipit të tij në barazimin 1-1 ndaj Karpatit në ndeshjen e javës së 11-të kampionatit ukrainas.
Paraqitja e mirë me në ndeshjen e së shtunës i siguroi futbollistët nga Shkupi një vend në formacionin e javës të medies ukrainase, “UPL”, e cili i përzgjedh lojtarët sipas mesatares së nxjerrë nga kompania e njohur e statistikave të futbollit Instat.
Demiri u transferua në Ukrainë në muajin shkurt dhe nuk e pati të vështirë të siguronte një vend titullari. Ish-lojtari i Shkëndijës dhe Vardarit ishte i grumbulluar me përfaqësuesen e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Skocisë dhe Izraelit, por nuk u aktivizua në të dy takimet, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe për përfaqësueses e Maqedonisë në dy ndeshje miqësore.