Del Piero s’ka dyshime: Kur Juve do të fitojë, fiton!

Sot në mbrëmje do të luhet kryendeshja e javës së 15-të në Serinë A, ku Juventusi do të presë Interin në derbin e Italisë. Të shumtë kanë qenë personazhet dhe ish-lojtarët që kanë folur në kuadër të sfidës, ku ditën e sotme ka vendosur të flasë dhe një legjendë si Alesandro Del Piero.

Ish-sulmuesi juventin, ka pranuar se ka qenë rivaliteti më i madh që ka përjetuar dhe ka shtuar se  do të jetë një ndeshje e fortë, por në rast se Juventus do të fitojë, e fiton atë sfidë. Gjithashtu 44-vjeçari ka folur dhe mbi Championsin, duke thënë se për Juven është më shumë se një objektiv.

“Ishte rivaliteti më i madh që kam përjetuar. Ishte dhe Milani sigurisht, por përplasjet me Interin, kishin gjithmonë më shumë intensitet për shumë arsye. E kam thënë për shumë vite, që Interi dhe Juve janë rivalët më të mëdhenj. Klubet janë solide dhe trajnerët e njohin Serinë A”.

“Gjithsesi, është e qartë, që në rast se Juventusi e humb kampionatin, e humb për fajin e saj. Championsi është më shumë se një objektiv. Juventusi ka treguar se kur do të fitojë, ajo fiton”, ka përfunduar fjalët e tij Del Piero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online