Deklarata absurde e sulmuesit azer: Kosova vend të egrish, më mirë që nuk e njohim si shtet

Ruslan Gurbanov, sulmuesi rus i Azerbajxhanit, ka folur për mediat në vendin e tij dhe e ka pranuar se Kosova ishte superiore ndaj tyre. Ai u kërkon falje tifozëve tifozëve fillimisht dhe më pas ka diçka për të thënë edhe në lidhje me vërshëllimat që morën në momentin e himnit.

“Pas këtij rezultati nuk ka asgjë për t’u thënë. Ata ishin më të fortë se ne dhe kjo duhet pranuar. Ne nuk kishim frikë nga rivali, por lojtarë e Kosovës me të vërtetë ishin të mirë. Shumica prej tyre luajnë në kampionate të forta. Gjërat nuk shkuan siç e planifikuam. Dua t’u kërkoj falje tifozëve dhe gjithë popullit të Azerbajxhanit”, u shpreh ndër të tjera Gurbanov për azerisport.com.

Më tej ai shtoi: “Pavarësisht të gjithave, gjithmonë duhet të jesh një njeri dhe t’i vlerësosh vlerat e një vendi tjetër. Fakti që himni i Azerbajxhanit u vërshëllye do të thotë që ata nuk e respektojnë kundërshtarin. Shteti i Azerbajxhanit po bën gjënë e duhur që nuk e njeh Kosovën, sepse ata nuk janë një shtet, por të egër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online