Uniku Ibra: Unë vij nga planeti Zllatan, kur dëgjoja Kapelon të më ulërinte…

Zllatan Ibrahimoviç është një lojtar dhe personazh nga ata në zhdukje. Një miks perfekt midis potencës teknikës dhe klasit në fushë dhe spektakolar jashtë saj. Gjiganti suedez ka folur për “BBC”, duke zbuluar disa detaje nga karriera e tij. Kalimi nga Ajaksi te Juventusi ndryshoi stilin e tij të futbollit dhe “fajtori” ishte Fabio Kapelo.

Një sulmues matet me gola, nëse shënon, shumë mirë. Nëse nuk e bën, nuk vlen. Boll më me gjeste fantastike të një teknike të lartë. Duhen gola. Ibra komenton dhe kalimin te Mançester Junajtid dhe dëmtimin e pësuar. Një bisedë me Murinjon, me të cilin është shumë i lidhur, dhe vendimi për t’u larguar drejt kampionatit amerikan.

STILI – “Në fillim nuk isha i interesuar për të shënuar, por të bëja gjëra të bukura dhe të kisha teknikën më të mirë. Në një farë pikë ndryshoi gjithçka. Diskutimi i Kapelos ishte i llojit: ‘Jemi në nivele të larta, je një sulmues dhe duhet të shënosh. Nëse nuk e bën, nuk kam nevojë për ty.’ E gjitha kjo ndodhi kur kalova te Juventusi. Ishte një ambient komplet i ri. Klub i madh, lojtarë të mëdhenj, histori e madhe.”

KAPELO – “Që ditën e parë, pasi mbaroi stërvitja, dëgjoj Kapelon duke ulëritur: ‘Ibra!’ Kishte marrë disa djem nga ekipi i të rinjve dhe duhet të stërvitesha me ta. Ata krosonin dhe unë godisja portën. Çdo ditë nga gjysmë ore. Dëshiroja vetëm të kthehesha në shtëpi, pasi ndihesha i rraskapitur. Nuk dëshiroja më të godisja portën, nuk dëshiroja as të shihja më portierin. Kur dëgjoja ulërimën ‘Ibra!’, e dija se çfarë më priste. Por, në fund u bëra një makinë golash.”

JUNAJTID – “Dola kundër mendimit të të gjithëve, duke kaluar te Junajtid. Mendonin se isha shumë i vjetër, por në moshën 35-vjeçare, e bëra unë Premier Ligën të dukej e vjetër. Më mjaftuan tre muaj për një gjë të tillë. Kur u dëmtova i thashë Murinjos: ‘Nuk dua t’iu zhgënjej ty dhe shokët e skuadrës. Nuk mund t’iu dhuroj Zllatanin me të cilin jeni mësuar.’ Kështu që zgjodha Los Anxhelos-in dhe jo ata mua.”

PLANETI ZLLATAN – “Unë vij nga një planet tjetër, nga planeti i Zllatanit, diçka që se ka parë askush. Jam një djalë getoje, në fillim më shihnin ndryshe, nuk ndihesha i mirëpritur, por iu tregova të gjithëve diçka ndryshe dhe tani të gjithë më ndekin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online