Maradona: Skaloni dëshiron të shkojë në Botëror? Në atë të motoçiklizmit, po!

Lionel Skaloni e nisi punën si trajner i përkohshëm i Argjentinës, por mesa duket do të vazhdojë në stolin e kombëtares. Lajmi i vazhdimit të marrëdhënies së tij me Argjentinën ka “tërbuar” legjendën, Diego Maradona.

Pasi e sulmoi Skalonin para disa ditësh se “nuk bën as për të drejtuar trafikun”, trajneri i Dorados Sinaloa në Meksikë, ka lëshuar një tjetër “thumbim” për trajnerin e kombëtares.

Maradona do të kishte preferuar të shihte Tata Martinon në krye të stolit, por ai është pranë marrëveshjes me Meksikën. Një gjë e tillë e acaron dhe zemëron dhe kur kjo gjë ndodh, Diego nuk përmbahet.

Lionel Skaloni

Martinon e kam mik dhe është një njeri i madh. Po flasim për Tatën, por ne kemi atë djaloshin këtu, Skalonin, i cili përsërit gjithmonë që nuk është faji i tij që ndodhet aty dhe se e kanë shtyrë për një gjë të tillë. Problemi është që ai beson se është trajner dhe thotë: ‘Dua të shkoj në Botëror.’ Sigurisht, ai mund të shkojë në Botëror, por në atë të motoçiklizmit. Më bën të zemërohem fakti që lejojmë të na largohet një trajner si Martino dhe varemi nga një trajner pa eksperiencë. Në Argjentinë i bëjmë gjërat kaq keq dhe nuk arrijmë të ndryshojmë situatën. Kemi emra si Menoti, Martino, Gareka, Alfaro, Gajardo dhe përfundojmë te Skaloni. Nuk mund të bëjmë asgjë, ne argjentinasit jetojmë në një botë përmbys, mbrapsht “, përfundon Diego Maradona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online