Dejvis zbarkon në Mynih: E pabesueshme që jam pjesë e Bajernit

0

Talenti kanadez Alfonso Dejvis ka marrë pjesë për herë të parë në stërvitjen e kampionëve të Gjermanisë. Marrëveshja për transferimin e sulmuesit nga skuadra e Vankuverit u finalizua në muajin qershor, por rregullat e FIFA-s për lojtarët minorenë bën që ardhja e tij në Gjermani të shtyhej për pak muaj.

Gjithsej kosto e operacionit për të sjellë 18-vjeçarin në Mynih shkoi te 10 milionë Eurot. Fatkeqësisht të riut i duhet të presë deri në muajin janar që të luajë në ndeshje zyrtare me Bajernin, pasi atëherë rihapet faza e regjistrimeve në Bundesligën gjermane.

Në fjalët e tij të para pak minuta pas përfundimi të seancës së parë stërvitore, Dejvis tha: “Stërvitja e parë më la përshtypje shumë të mira. Në fëmijëri e ëndërroja të isha pjese e një klubi kaq të madh, tani që kjo ëndërr është bërë realitet më duket e pabesueshme. Tani më ngelet të punoj fort dhe të tregoj vlerat e mia para trajnerit dhe shokëve të skuadrës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.