Debutimi europian i Grezdës, sa pranë lavdisë!

Nuk ka ardhur ende momenti që Eros Grezda të luajë titullar te Reinxhers FC në Skoci, por pak nga pzk forma e tij fizike po rritet dhe tashmë trajneri Stivën Xherard po i jep minuta.

Sot sulmuesi i kombëtares sonë luajti 23 minuta në sfidën e Europa League kundër Spartakut të Moskës.

Reinxhers dominuan, siç tregojnë 12 gjuajtje e 9 goditje nga këndi, por goli nuk doli.

Rastin e ndeshjes e pati në shtesë pikërisht Grezda, i cili mori një pasim perfekt nga Rajan Kent, por gjuajti paksa mbi traversë. Do ishte debutim ëndrrash në Europa League për këtë sezon, por nuk qe e thënë. Edhe mediat britanike tashmë po nisin nga kritikat, sepse impakti i Grezdës në Skoci ka qenë zero deri tani dhe nuk duhet harruar që Reinxhers pagoi thuajse 2 milionë euro për të.

Gjithsesi, Reinxhers nuk njeh humbje në Europa League këtë sezon dhe ka shpresa të mëdha kualifikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online