Rrëfimi tronditës i Hugo Loris, sërish dhimbje koke te “Spurs”

Pasi u kthye në personazh mediatik, për shkak të drejtimit të makinës në gjendje të dehur, por edhe sepse pranoi se mund ta përsëriste këtë veprim, Hugo Loris vazhdon të mbetet një shqetësim konstant te Totenhemi. Së fundmi, klubi londinez është vënë në alarm, pas rrëfimit të portierit.

Francezi deklaroi se nuk e sheh veten deri në fund të karrierës me “Spurs”, duke i hapur rrugën largimit të mundshëm, ku destinacioni mund të jetë Paris Seint Zhermen. Kontrata e “gardianit” kampion bote përfundon në vitin 2020 dhe Loris nuk ka ndërmend të vazhdojë të qëndrojë në Londër, por do të preferonte rikthimin në shtëpi.

Në kohën kur do të përfundojë kontrata, Loris do të jetë 35-vjeçar, por për “TeleFoot”, ai deklaroi se përpara tërheqjes, do të provojë edhe një aventurë të fundit. Pyetjes nëse Totenhemi do të ishte klubi i tij i fundit në karrierë, ai i’u përgjigj: “Nuk e besoj…”. Kaq mjaftoi për të nxitur spekulimet dhe që kuotat e basteve për largimin e portierit nga Premier Liga të ulen në mënyrë të dukshme.

Prej probleme mjaft të mëdha disiplinore që Hugo Loris ka shfaqur, menjëherë pas triumfit në Botërorin 2018, por edhe prej moshës së tij të madhe, drejtuesit e Totenhemit evidentuan Tomas Strakoshën, si një prej alternativave të mundshme për ta zëvendësuar. Me situatën e krijuar dhe me paraqitjet bindesë të yllit kuqezi, “Spurs” padyshim që do të bënin një biznes të jashtëzakonshëm me afrimin e portierit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online