VIDEO | Lacio “pushton” Francën, Çelsi bën detyrën ndaj Bates

Lacio dhe Tomas Strakosha kanë marrë një fitore në transfertën e vështirë të Marsejës. Lacialët kanë triumfuar me shifrat 1-3 në “Velodrome”, duke hedhur një hap të madh drejt kalimit të grupit. Finalistët e sezoni të kaluar duket se janë në krizë të plotë, për sa i përket Evropës, pasi kur kanë kaluar tre ndeshje, kanë grumbulluar vetëm 1 pikë.

Të besuarit e Inzagit e nisën mjaft mirë sfidën, teksa kur kishin kaluar vetëm 10 minuta, ishte mbrojtësi brazilian Uollas që kaloi në avantazh të tijtë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të italianëve, të cilët në fraksionin e dytë dyfishuan me anë të Felipe Kaisedos. Ishte një dalje e Imobiles, i cili gjeti mjaft mirë partnerin e tij të sulmit dhe ky i fundit nuk gaboi përballë portierit.

Në minutën e 86-të ishte një “perlë” e Dimitri Pajet, i cili shënoi me një goditje dënimi. Tomas Strakosha u mundua ta ndalte goditjen e francezit, por ishte e pamundur. Vetëm katër minuta më pas, ishte Marusiç që hipotekoi fitoren për Lacion dhe mbylli çdo gjë në shifrat 3-1.

Çelsi i Mauricio Sarrit vijon ecurinë perfektë në Evropë, ku arrin fitoren e tretë në po kaq ndeshje të luajtura. Në “Stamford Bridge” ishte një ndeshje pa shumë histori, teksa bluve të Londrës, i mjaftuan vetëm tetë minuta për të shënuar dy herë me anë të Loftus-Çik, i cili shënoi dhe golin e tretë në minutën e 54-t. BATE shënoi golin e nderit në minutën e 80-të dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1.

Në Turqi Genku ka mundur ka mundu Beshiktashin në shifrat 2-4. Qipriotët e Apollonit ishin të pafuqishëm në sfidën me Eitrahtin e Frankfurtit, me gjermanët që nuk e vunë në asnjë moment fitoren, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Në paqe është ndarë Jablek dhe Astana, ashtu si dhe Rejnxhërs me Spartakun e Moskës. Në pjesën e dytë në fushë zbriti dhe Eros Grezda, por pa mundur që të lërë gjurmë.

Surprizë në Greqi mund te thuhet se ka qenë fitorja e Vidit, që ka mposhtur Paokun me shifrat 0-2. Francezët e Renes janë mundur në shtëpi nga Dinamo e Kievit, ndërsa Sarpsborg ka barazuar në shtëpi me Malmon. Skuadrat spanjolle të Sevijas dhe Vijarealit ishin në një ditë mjaft të mirë, pasi kanë shpartalluar respektivisht Akhisarin dhe Rapidin e Vjenës. Sevija shënoi plot 6 gola në portën e turqve, ndërsa Vilareal një më pak kund austriakëve.

Beshiktash 2-4  Genk

Çelsi 3-1 Bate

Eintraht Frankfurt 2-0 Apollon

Jablonec 1-1 Astana

Marsej 1-3 Lacio

Paok 0-2 Vidi

Rejnxhërs 0-0 Spartak Moskë

Renes 1-2 Dinamo Kiev

Sarpsborg 1-1 Malmo

Sevija 6-0 Akhisar

Standard Liezh 2-1 Krasnodar

Vilareal 5-0 Rapid Viena

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online