De Ligt: Presioni mbi Juven, ja si e njoha Mino Rajolën

0

Ajaksi do t’i luajë pa frikë dy ndeshjet kundër Juventusit në çerekfinalen e Champions Ligës. “Harkëtarët” kanë krijuar një ekip fantastik, me djem të rinj, të cilët mendojnë vetëm pët të sulmuar dhe shënuar sa më shumë.

Matijs De Ligt është qendra e mbrojtjes dhe lideri i ekipit. 19-vjeçari është kapiteni i Ajaksit dhe kërkohet nga gjysma e Europës. Barcelona dhe Juventusi janë në avantazh në krahasim me klubet e tjera për të siguruar në verë shërbimet e talentit holandez, por ai mendon vetëm të tashmen, Ajaksin.

Në një prononcim për “Tuttosport”, De Ligt flet për përballjet e 10 dhe 16 prillit kundër bardhezinjve të Alegrit, tregon mënyrën se si u njoh me Mino Rajolën, agjentin e tij, të cilit ia lë në dorë të ardhmen e tij.

JUVENTUSI – “Jemi të rinj, kemi lojtarë me kualitet dhe Juventusi do të ketë më shumë presion se ne. Mbetet gjithmonë magjepsëse të përballesh me një klub të madh si Juventusi. Jam përballur me kombëtaren kundër Kristiano Ronaldos dhe ka qenë e vështirë, por kam kujtime të bukura nga ajo ndeshje.”

E ARDHMJA – “Nuk më kërkon vetëm Juventusi, ka dhe klube të tjera. Do të vendosim në momentin e duhur, tani jam i fokusuar vetëm tek Ajaksi. Rajola? U takuam në vitin 2017, ishte janar. Mino më tha që më dëshironte tek ekipi i tij, sepse më vlerësonte shumë dhe kishte shumë besim te potenciali im. E njihja reputacionin e tij të rëndësishëm, u mendova pak dhe pranova. Jam shumë i lumtur për zgjedhjen e bërë. Mendon Mino për të ardhmen time.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.