De Ligt: Më kërkojnë Barcelona dhe Juve? Asgjë e veçantë!

Matij De Ligt është një nga objektivat e Barcelonës dhe Juventus në merkato, por mbrojtësit të Ajaksit nuk i bën përshtypje një gjë e tillë dhe mendon vetëm për skuadrën aktuale.

19-vjeçari po paraqitet mirë me klubin holandez, ndërsa ka zhvilluar dhe shtatë ndeshje me kombëtaren e Holandës. Në një prononcim për “Four Four Two”, lojtari i ri është i përqendruar tek e tashmja dhe nuk dëshiron të komentojë zërat e merkatos.

Të jem i sinqertë, nuk është asgjë e veçantë për mua. Janë shkruar shumë gjëra dhe preferoj të mos mendoj fare për të ardhmen. Për momentin nuk kam informacione për interesimin e klubeve të tjera dhe preferoj të mendoj vetëm për Ajaksin. Është një gjë e bukur të jesh pranë klubeve të mëdha, por nuk di të them më shumë për momentin”, përfundon mbrojtësi i talentuar i Ajaksit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online