Gjendja e mjerueshme e stadiumit “San Paolo” ka bërë që Napoli të shpërngulet drejt Bolonjës për zhvillimin e ndeshjeve të Champions League të sezonit të ardhshëm. Në një intervistë për të përditshmen napolitane “Il Mattino”, presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis, shpjegon planet e së ardhmes dhe njëkohësisht hedh disa akuza për menaxhimin e gabuar që ky impiant ka paur ndër vite.
“Kur them se stadiumi “San Paolo” është një tualet, nuk kam si qëllim të ofendoj qytetin, por të vë në dukje rrënimin që stadiumi ka pësuar ndër vite. Kjo gjë ndoshta ka ndodhur për shkak se vite më parë njerëz të caktuar abuzuar me fondet gjatë procesit të rinovimit të stadiumit vite më parë. Të gjithë e dimë se ky ka qenë gjithmonë realiteti në Napoli”.
“Jam duke shqyrtuar disa opsione sëbashku me disa nga zyrtarët e bashkë. Ndoshta do të na duhet të çmontojmë pjesën mbuluese dhe të vendosim një të re. Duhet të një transformim total i stadiumit që të kthehet në një impiant të denjë për të mirëpritur familje dhe fëmijë. Ky problem prek të gjithë Italinë”.