De Jong: Ramos mund të pendohet, kemi shanse për t’u kualifikuar

Reali i Madridit dhe Ajaksi do të ndeshen mes tyre të martën në mbrëmje për një vend në çerekfinalet e Champions Ligës. Ndeshja e parë e zhvilluar në Holandë përfundoi me fitoren 2-1 të “Los Blancos”, pavarësisht se vendasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë.

Frenki De Jong është një nga pikat më të forta të Ajaksit dhe ai beson fort tek ekipi i tij. Mesfushori, i cili do të transferohet në fund të sezonit te Barcelona, ka një mesazh për Sergio Ramosin. Kapiteni nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit.

Mbrojtësi mori një karton të verdhë me qëllim në ndeshjen e parë, me qëllimin për t’u zëruar nga kartonët. Ai e pranoi një gjë të tillë dhe UEFA nuk fali, duke e dënuar Ramosin me dy ndeshje pezullim.

De Jong “thumbon” kundërshtarin në prononcimin e dhënë për “AD”. 21-vjeçari beson se “Harkëtarët” kanë shanset e tyre për t’u kualifikuar dhe ndoshta kapiteni do të pendohet për veprimin e bërë.

Ndoshta, Sergio Ramos do të pendohet për veprim e bërë. Reali është padyshim favorit për t’u kualifikuar, por ne nuk dorëzohemi kurrë dhe kemi mundësitë tona për të kaluar turin”, thekson Frenki De Jong.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online