Kristi Marku këmbëmbarë, debutim perfekt në Armeni

Kristi Marku është kthyer në një eksplorues të kampionateve në Europë, sepse në karrierën e vet të re ka luajtur nga Shqipëria deri në Hungari, nga Kosova e deri në Armeni, ku ka firmosur në janar.

Mbrojtësi 23-vjeçar la Ferizajn në janar për të shkuar te Pjuniku, një ndër klubet më të mëdhenj në Armeni.

Sot nisi pjesa e dytë e sezonit dhe Marku ishte titullar në supersfidën për titull, në fushën e Alashkert.

Në fund Pjunik doli fitues 2-1 nga fusha, duke marrë 3 pikë të arta, sepse tashmë Alashkert kryesues është vetëm 3 pikë larg dhe sprinti i pranverës do të jetë mjaft emocionues.

Për Markun, i cili në Shqipëri ka luajtur për disa klube, i fundit Lushnja sezonin e shkuar, është një gjysmë sezoni më shumë rëndësi, sepse synon të afirmohet te një klub që luan rregullisht në kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online