Mema duhet të ndryshojë mbrojtjen, një i pezulluar

0

Tirana mori një pikë kundër Partizanit, ndërkohë që këtë javë do të ketë një përballje të vështirë me Kastriotin. Krutanët kërkojnë të mbijetojnë në Superiore, ndërkohë që për trajnerin Ardian Mema do të mungojë një nga titullarët e mbrojtjes këtë javë.

Marvin Turtulli, shtatlarti i prapavijës, u ndëshkua me karton të verdhë në derbi. Për të ishte i katërti dhe tashmë duhet të shlyejë pezullimin. Mbrojtësi prej javësh po ruhej që të mos ndëshkohej, por në derbi nuk mund të kursehej.

Trajneri Mema ka disa alternativa për mbrojtjen, teksa në ekip janë lojtarë si Vincent Atinga, Jurgen Goxha dhe Klisman Cake. I pari ka më shumë shanse për ta nisur nga fillimi kundër Kastriotit. Gjithsesi gjithçka do të vendoset gjatë ditëve në vijim, kur edhe Tirana do të zbresë në fushë për t’u përgatitur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.