De Jong i motivuar nga Barcelona: Më kërkuan të eliminoj Realin

Ajaksi do të ndeshjet sot në “Santiago Bernabeu” me Realin e Madridit. Ekipi holandez humbi takimin e parë me rezultatin 2 – 1 dhe shanset për të kaluar në çerekfinale janë shumë të pakta. Megjithatë verdiktin përfundimtar do ta japë fusha e blertë.

Mesfushori i Ajaksit Frenki De Jong do ta përjetojë ndryshe nga shokët e ekipit këtë sfidë, pasi i riu holandez do t’i bashkohet Barcelonës në fund të sezonit, pasi katalanasit ranë dakord të paguanin 70 milionë euro për kartonin e tij.

Në një intervistë për të përditshmen holandeze “Te Telegraaf”, De Jong ka zbuluar se gjatë nënshkrimit të kontratës drejtuesit i Barcelonës i kërkuan atij në formë shakaje që ta eliminonte Reali, pasi kjo do të ishte në të mirë jo vetëm të Ajaksit, por edhe Barcelonës.

Sigurisht në pamje të parë duket një mision i pamundur, por Reali nuk po kalon momentin më të mirë. “Los Blancos” kanë humbur tre ndeshjet e fundit në fortesën e tyre “Santiago Bernabeu”, ndoshta me pak fat Ajaksi mund të jetë ekipi i katërt radhazi që del me kokën lart nga fusha e kampionëve në fuqi të Champions-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online