Dhimbje koke për Panuçin, dëmtohet sulmuesi i kombëtares

Sokol Cikalleshi nuk ishte i grumbulluar në fitoren e djeshme të Akhisarisporit ndaj Alaniasporit. Ditën e sotme klubi turk ka njoftuar se sulmuesi shqiptar do të qëndrojë tre javë larg fushave për t’u rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në këmbë.

Futbollisti kavajas pritej të rikthehej në kombëtaren shqiptare në grumbullimin e muajit mars, pasi te Akhisarispori kishte filluar të aktivizohet rregullisht në formacionin titullar që prej transferimit të tij në merkaton e muajit të janarit.

Në mungesë të Cikalleshit, trajneri i kombëtares sonë Kristian Panuçi do të duhet të hedhë sytë te alternativa të tjera për të kompletuar repartin e sulmit për sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online