Kevin De Brujn është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar, ndërsa është bërë baba për herë të dytë. Belgu i Mançester Sitit ka një djalë të quajtur Meison Milian me gruan e tij Mishel Lakru. Ditën e djeshme ka ardhur në jetë dhe fëmija e dytë, me De Brujn që ka zgjedhur t’i vendosë vajzës së vogël emrin… Rome.
27-vjeçari ka postuar në rrjetet sociale foton e vajzës, duke shkruar: “Anëtarja më e re e familjes tonë është këtu. Ne të duam kaq shumë, e vogla Rome”, komenton futbollisti i Pep Guardiolës, ndërkohë që në postimin e bërë ka ardhur dhe reagimi i klubit të Romës.
View this post on Instagram
Our newest member of the family is here. We already love you so much, little Rome ? @lacroixmichele
Italianët nuk kanë humbur rastin për të uruar babain Kevin dhe nënën Mishel në mënyrën e tyre. Urime për lindjen dhe dy zemra të postuara. Vajza mban emrin e klubit kryeqytetas dhe kjo ka gëzuar pafund klubin e Romës. Urime ka patur dhe nga tifozë të ndryshëm të Romës, të cilët ndihen krenar për emrin e zgjedhur nga De Brujn.
Congratulations guys! ???
— AS Roma English (@ASRomaEN) October 31, 2018