Shkaku kartonët, Vllaznia pa liderin e mesfushës

Vllaznia nuk rrugë tjetër veç fitores me Vorën të shtunën. Për trajnerin Hasan Lika nuk do të jetë në dispozicion një nga lojtarët kryesorë të formacionin dhe ai është mesfushori qendror Ardit Krymi. Ky i fundit në ndeshjen me Shënkollin u ndëshkua me karton të verdhë.

Për të ishte i katërti dhe i duhet të shlyejë pezullimin për të qenë gati për ndeshjen e fundit të fazës së parë. Vllaznia deri më tani ka arritur të fitojë gjashtë ndeshje në kampionat dhe vetëm një javë më parë u ndal në barazim me Shënkollin.

Kuqeblutë kryesojnë në grupin A me 19 pikë, ndërkohë që Dinamo ndjekëse ka pesë pikë më pak. Në Shkodër janë të motivuar për të kaluar me sukses Vorën, çka do t;u krijonte atyre mundësinë që minimalisht të ruajnë diferencën e pikëve me blutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online