Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka publikuar sot listën e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e radhës, më 4 qershor (ora 19.00) në “Stade Josy Barthel” të Luksemburgut, në miqësore, si dhe një javë më parë, më 11 qershor (20.45), kundër Izraelit në “Sammy Ofer Stadium”, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.
Lista ka pak risi, kthimi i Ergys Kaçes, siç ishte paralajmëruar prej ditësh në “Sport Ekspres”, ndërkohë që do të mungojë Bekim Balaj për dëmtim. Në kombëtare kthehet pas një mungese të gjatë edhe Ermir Lenjani, që këtë verë duhet absolutisht të gjejë klub të ri.
PORTIERË
STRAKOSHA
HOXHA
SHEHI
MBROJTËS
ALIJII
AJETI
GJMSHITI
HYSAJ
MAVRAJ
VESELI
MESFUSHORË
BASHA M
KACE
MEMUSHAJ
ROSHI
LILA
LENJANI
KUKELI
ABRASHI
SULMUES
LLULLAKU
CIKALLESHI
SADIKU
LATIFI
GREZDA
HYKA