Latifi i jep lamtumirën Skënderbeut

Një ndarje që ndoshta nuk e priste, por Liridon Latifi është i detyruar t’i thotë lamtumirë Skënderbeut në mënyrë të trishtueshme, pa asnjë trofe dhe pas një disfate në finalen e kupës. Mesfushori 23-vjeçar ka kohë që përflitet për largim dhe do të ishte larguar që në janar, nëse Skënderbeu nuk do ta tepronte me bujarinë e vet, duke ia huazuar Kukësit verën e shkuar. Ajo gafë i kushtoi shtrenjtë klubit kampion në fuqi deri para pak javësh, sepse çmimi i Latifit kishte shkuar në stratosferë. Tani, pas vendit të tretë në kampionat dhe humbjes në kupë, nuk dihet ende sa do të vlejë mesfushori i kombëtares, por e sigurt është që ai do të largohet.

Vetë Latifi ditën e djeshme, pas humbjes ndaj Tiranës, foli në mikrofonin e “Supersportit” dhe mbi të gjitha tha një fjali domethënëse: “Me siguri nuk do jem pjesë e Skënderbeut sezonin e ardhshëm”. Koha për të marrë fluturimin ka ardhur, nuk duhet lënë të kalojë, sepse nëse një lojtar kalon moshën 25 vjeç në Superiore, zor se bën më përpara jashtë vendit. Interesimi për Latifin nuk ka munguar asnjëherë, Skënderbeu shpreson tek ankandi dhe i gëzohet faktit që mesfushori i talentuar në pranverë shpërtheu, duke shënuar e dhuruar spektakël. Ata që e kanë parë me siguri janë impresionuar nga talenti i djaloshit nga Kosova, që tani ka si prioritet të luajë rregullisht në një kampionat cilësor. Belgjikë, Rusi apo diku tjetër, pak rëndësi ka për të. Nuk ka rëndësi as për Skënderbeun, rëndësi ka që çmimi të jetë i duhuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online