Armando Duka ka dhënë një intervistë ekskluzive për “ProffesioneSport”, ku foli për trajnerët e kombëtares shqiptare, kualifikimin në Euro2016 dhe për presidencën e tij. Mes të tjerash, kreu i FSHF-së tha:
President që në vitin 2002: “Po, ka qenë një punë e palodhshme e imja dhe e stafit tim. Kemi arritur suksese dhe objektiva historikë për ne. Tani jemi në një fazë të vështirë, të rikonfirmojmë sukseset që kemi arritur deri më tani.
Europiani Euro2016: “Padiskutim që ishte një arritje historike, për ne dhe për popullin shqiptar. Meritë absolute kanë lojtarët dhe trajneri Xhani De Biazi, pasi bënë një punë të shkëlqyer”.
Panuçi: “Një person shumë i mirë, por ende me mentalitetin që kishte si lojtar. Nuk ishte një eksperiencë e bukur, por duhet të pranojmë se të kushdo që do të ishte pasuesi i DE Biazit, do ta kishte të vështirë”.
Edi Reja: “Reja i jep shumë prioritet faktit që çdo rrezik duhet shamgnur. Karriera e tij flet vetë”, përfundoi Duka.