Anthony Joshua të rikthehet në ring përballë boksierit amerikano-meksikan, Andy Ruiz, për t’u hakmarrë për humbjen shokuese të 1 qershorit, që ishte e para në karrierën e boksierit anglez.
Gjatë ditëve të fundit mediet angleze kanë mësuar detajet e duelit. Në ndryshim nga përballja e parë që u zhvillia në Amerikë, Joshua ka vendosur që të rikthehet në Britani.
Vendndodhja e duelit do të jetë në Kardif të Uellsit, kjo për shkak se në atë qytet ndodhet stadiumi më i madh krejtësisht mbuluar në Angli “Principality Stadium”, që ka një kapacitet prej më shumë se 6000 personash për ndeshje boksi.
Data më e përfolur e duelit është 14 dhjetori. Ruiz nuk ka rrugë tjetër përveç se të pranojë përsëritjen e duelit, përndryshe kemi të bëjmë me një shkelje kontratë dhe meksikani do të humbasë të 4 titujt kampion bote që fitoi kur mundi me nokaut anglezin.