“Ma sill anglezin në ekip”, kërkesa e Sarrit vë Paratiçin në lëvizje

Mauricio Sarri ka një dëshirë për repartin e mbrojtjes. Trajneri i Juventusit kërkon një përforcim për krahun e majtë. Aty janë Aleks Sandro dhe Luka Pelegrini, por ky i fundit pritet të huazohet diku.

Daily Mail raporton se bardhezinjtë janë vënë pas Deni Rouz, 29-vjeçarit të Totenhemit. Sarri i ka kërkuar Fabio Paratiçit të nisë negociatat dhe të arrijë sa më shpejt një marrëveshje me finalistët e Champions Ligës.

Për lojtarin e kombëtares angleze (numëron 27 ndeshje të zhvilluara) interesohen edhe PSG me Shalke 04. Rouz është pjesë e Totenhemit që prej 2013, vit kur la Sandërlendin për t’u transferuar te Spurs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online