Fitoi gjithçka te Barcelona duke pasur në drejtim një mjeshtër si Pep Guardiola, ndërsa tani Dani Alvesh bëhet gati të bashkohet sërish me trajnerin spanjoll, te Mançester Siti.
Ndonëse 34 vjeç, Dani Alvesh e ka treguar sa vlen, me disa paraqitje madhështorë në Champions League këtë pranverë.
Siti do të lërë të lirë anësorët Bakari Sanja e Klishi në fund të kontratës, më 30 qershor, ndërsa Totenhemi ka kërkuar 40 milionë sterlina për Kajl Uoker.
Zgjidhja? Dani Alvesh, kushtoj vetëm 5 milionë euro, lirohet lehtësisht nga një vit kontratë me Juven, është lojtar i besuar i Guardiolës dhe ka eksperiencë e mentalitet fitues.
Në Spanjë mediat e konsiderojnë të mbyllur marrëveshjen, në Itali bëri bujë sot një video e Higuainit në Instagram, ku argjentinasi i kushtonte një mesazh lamtumire brazilianit. Më qartë se kaq?