Kukësi gjen pasuesin e Allës, nesër firmos Serran

Kampionët nisin merkaton nga mbrojtja, duke afruar spanjollin Serran, lojtar me shumë eksperiencë

Jurgen Zela

Verilindorët janë zgjuar më në fund dhe kanë nisur të lëvizin. Pas largimit të disa lojtarëve, radha tashmë është e afrimeve. Normalisht që të larguarit pritet të zëvendësohen me lojtarë me kualitet, por deri më tani diçka e tillë nuk kishte ndodhur. Kukësi i ka dhënë fund pritjes së gjatë dhe tashmë ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin spanjoll Alberto Serran Polo. Qendërmbrojtësi 32-vjeçar është goditja e parë e kampionëve, duke nisur kështu zyrtarisht serinë e afrimeve. Largimi i Albi Allës bëri jo pak me dhimbje koke trajnerin Gjoka, i cili nuk e kishte menduar se do i duhej një ndërhyrje urgjente në repartin e mbrojtjes.

SERRAN – Bëhet fjalë për një lojtar me një “CV” mjaft të pasur, i lindur në Barcelonë dhe i formuar si futbollist tek akademia e Espanjolit. Më parë është aktivizuar dhe në Championship në radhët e Suonsit, por dhe në Segunda Divizion me Alkorkon. Një lojtar i shpejtë, teknik dhe pika e tij më e fortë është lufta në ajër. Me motivin e duhur mund të kthehet në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve. Normalisht, që pas largimit të Allës, Serran është projektuar titullar dhe përshtatja sa më parë e tij me skuadrën është mjaft e rëndësishme. Së bashku me Shametin pritet të formojnë një dyshe të fortë për sezonin e ardhëm. Mosha e tij e madhe nuk premton për një periudhë të gjatë garancie, por në situatën ku u gjend Kukësi, ishte alternativa më e mirë e mundshme. Fakti që sezonin e fundit me ish-skuadrën e tij Doksa, Serran është aktivizuar në 25 takime, nga të cilat 24 prej tyre nga minuta e parë, tregon se gëzon një formë të mirë sportive dhe përshtatja e tij me Kukësin mund të mos dojë shumë kohë. Lojtari do të firmosë për një sezon me Kukësin, me opsion rinovimi dhe për një vit tjetër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online