Shqipëria nuk ia del, humbet ndaj Maqedonisë

Dje Shqipëria në volejboll për meshkuj mposhti Suedinë me një përmbysje fantastike, duke triumfuar 3-2 në ndeshjen e parë kualifikuese në Euro Ligë. Ai sukses na hapi oreksin, por sot erdhi frenimi i parë, sepse kuqezinjtë u thyen 3-0 nga Maqedonia vendase.

Dominim total nga maqedonasit, më të freskët e të qartë dhe me shumë entuziazëm nga të luajturit para tifozerisë së vet.

Seti i parë u mbyll 25-21, me Shqipërinë që ishte gjithnjë në disavantazh. Seti i dytë edhe më keq, sepse vendasit fituan 25-16, ndërsa në setin e tretë tentuam gjatë dhe ishim në avantazh për një pjesë të mirë të takimit, por sërish u dorëzuar dhe u mundëm 25-22.

Nesër Shqipëria do të ndeshet me Azerbajxhanin dhe shpresa është që të arrihet fitorja që do të hapte rrugën e kualifikimit, sepse pas një jave të njëjtat ndeshje do të luhen në Shqipëri, aty ku shpresat për të paktën 2 fitore të tjera janë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online