Dalipi i zhgënjyer nga Aliji: Duhej Trashi, vetëm ai bën diferencën

Ish-trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ishte ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”. Tekniku 43-vjeçar diskutoi mbi fitoren që kombëtarja shqiptare kreu kundër Androrrës.

Sipas Dalipit, kjo ishte ndeshje perfekte për t’i dhënë një shans në kombëtare Trashit, pasi sipas tij mëngjarashi i Partizanit është i vetmi lojtar mbrojtës që e kryen mirë fazën sulmuese. Në ndryshim nga Aliji dhe Hysaj.

“As Hysaj as Aliji nuk i kanë karakteristikat e një lojtari mbrojtës që kalon mirë në sulm dhe është superior ndaj kundërshtarit në situata një kundër një. Jam i mendimit që i vetmi lojtar që mund ta bënte mirë këtë rol është lojtari i Partizanit, Lorenc Trashi. Gjithsesi duhej besim, por atje vinim pas një ndeshje negative dhe duhej patjetër të merrnim rezultat kundër Andorrës.  Kjo ishte ndeshja perfekte, pasi Trashi mund të bënte diferencën në metrat e fundit dhe të dërgonte harkime te sakta te sulmuesit tanë” , tha Dalipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *