Flamurtari ia doli të mposhtë Laçin me rezultatin 1-0, ndërkohë që për trajnerin Ilir Daja nuk ishin të gatshëm dy prej titullarëve të kësaj skuadre: Idriz Batha dhe Muhamet Useini. Mesfushorët kishin plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk mund të jepnin kontributin e tyre.
Daja mund t’i bëjë llogaritë me ta në sfidën e radhës, që zhvillohet në shtëpi kundër Kamzës. Rikthehet në Vlorë si kundërshtar ish-trajneri Ernest Gjoka, por edhe lojtarë si Hektor Idrizaj dhe Sebino Plaku.
Te Flamurtari e kanë të qartë: ndaj Kamzës objektivi i vetëm është fitorja. Kuqezinjtë duan ta mbyllin sa më mirë vitin dhe të shtunën do tentojnë të marrin fitoren e dytë radhazi. Me Useinin dhe Bathën vlonjatët janë edhe më të fortë, ndërkohë që pritet edhe Torasa të rikuperohet plotësisht.