Kukësi mendon të ndryshojë modul, dy dilema për Cungun

Kukësi ka një ndeshje të vështirë të premten, teksa duhet të sfidojë Partizanin kryesues në transfertë. Verilindorët vijnë me moralin lart pas suksesit të arritur ndaj Skënderbeut, por dihet shkalla e vështirësisë ndaj “demave”.

Cungu ka treguar se ai praktikon rregullin se skuadra fituese nuk ndryshon. Natyrshëm, ekipi ka pasur rezultate pozitive në takimet e fundit dhe është mëse logjike që t’u japë besim atyre lojtarëve që kanë bërë mirë, por në sfida të tilla edhe ndryshimet janë të pranueshme.

Dilema kryesore është me modulin, pasi deri më tani tekniku shkodran ka aplikuar një skemë me 3 mbrojtës. Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, Kukësin mund ta shohim me katër lojtarë në mbrojte, duke marrë në konsideratë faktin se edhe Rrumbullaku do të jetë i gatshëm.

Sa i përket lëvizjeve, një nga dilemat është se kush do ta zërë vendin e Dzarias me kartonë, por me shumë gjasa do të pozicionohet Shkodra nga minuta e parë përkrah Limajt. Gjithçka lidhet me rikuperimin e Shafik Tigruxhës, i cili nuk dihet ende nëse do të jetë gati.

Po ashtu premisat janë që titullar të jetë edhe Rexhinaldo, i cili në sfidën e fundit u aktivizua në pjesën e dytë, Shpehar tregoi mjaft dëshirë në takimin me Skënderbeut, por është ende i ri dhe zot se Cungu do t’i japë çelësat e sulmit në një takim si ai me Partizanin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online