Daja provon Plakun në sulm

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Gjatë stërvitjes së djeshme, në momentin kur po luhej një minindeshje, trajneri Ilir Daja ka aktivizuar Sebino Plakun në sulm dhe ka kthyer Latifin në vendin e tij, në të majtë të mesfushës. Më parë trajneri i Skënderbeut kishte menduar që ta mbante Latifin në sulm dhe në vend të tij të luante Gavazaj, kurse dje ia ka besuar majën e sulmit Sebino Plakut, sulmuesi i vetëm i gatshëm, sepse Vujoviç e Xhejms Adeniji janë të dëmtuar, ndërsa Soue nuk ka ardhur ende në Shqipëri.

Mbetet për t’u parë se cilën alternativë do të zgjedhë trajneri kryeqytetas ditën e ndeshjes. Pjesa tjetër e ekipit është po ajo, me Muzakën në qendër të mesfushës, në vend të Sabjen Lilajt. Plaku u paraqit shumë mirë në ndeshjen e kthimit me Kairatin, ku edhe shënoi. Ndoshta ky fakt bën që t’i besohet edhe në ndeshjen e radhës me çekët e Mladës, por dilema është nga fillimi apo sërish në pjesën e dytë.

Kelmendi zhvillon stërvitjen e parë

Pasdite ka dalë në stërvitje me Skënderbeu edhe njëri nga dy përforcimet e fundit, sulmuesi Shend Kelmendi, i ardhur në formë huazimi nga Trepça. Bëhet fjalë për një lojtar të talentuar, i cili duhet të presë në fakt për të luajtur, sepse nuk mund të federohet për ndeshjet e radhës me Mladën. Drejtuesit e Skënderbeut kanë menduar të federojnë sulmuesin tjetër, Soue, për ndeshjen e kthimit. Trajneri Ilir Daja do të shohë gjendjen e Kelmendit, por për momentin është i përqendruar te ndeshja e së enjtes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *