Kukësi hoqi dorë nga trajneri që humbi vetëm… një ndeshje

0

Kukësi dhe Gjoka mund të konsiderohen të ndarë. Verilindorët nuk e kanë në planet e tyre trajnerin me të cilin arriti titullin kampion dhe me shumë gjasa nesër do të vijë dhe emërimi i trajnerit të ti ri.

Në 22 korrikun e vitit të shkuar Gjoka mori drejtimin e skuadre, me objektivin e vetëm titullin kampion, që presidenti Gjici e donte me çdo kusht. Pas një sezoni mjaft të vështirë, ku konkurrenca me Skënderbeun dhe Partizanin ishte e “ethshme”, Kukësi ia doli që të triumfonte në kompeticionin më madhor në vend.

Nën drejtimin e Gjokës, Kukësi morri pjesë në finalen e Superkupës, Kupë, kampionat dhe Champions League. Plot 45 ndeshje gjatë kësaj periudhe 1-vjeçare, ku arriti që të koleksionojë 25 fitore, 17 barazime dhe 3 humbje, me këto të fundit së paku formale. Është e vështirë që të gjendet një tjetër trajner kaq i suksesshëm, të paktën në futbollin modern, në dekadat e fundit. Realisht dhe pse në kolonën e humbjeve janë tre të tilla, çdokush që e ka ndjekur Kukësin gjatë këtij viti e di mirë se vetëm një humbje mund të llogaritet si e drejtë.

Humbja e parë ka ardhur në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, ku Kukësi u largua pa pretendime nga kompeticionin, duke u treguar i pa interesuar për këtë trofe, duke u hapur udhën bardhebluve të Tiranës. Humbja e dytë po ashtu do të ishte e pavlefshme, pasi kuksianët e kishin siguruar titullin kampion dhe në Gjirokastër udhëtonin javën e fundit për të ngritur trofeun. Humbja e vetme që “peshon” është ajo në ndeshjen e parë të Championsit, ku dhe aty vendosi gabimi i spanjollit Serran. Tashmë duket e çuditshme, dhe jo pak është ngritur pyetja, a i arriti rezultatet Gjoka apo Gjici dëshiron vetëm perfeksionin të jetë i kënaqur?

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.