Kontratat e Kukësit, lojtarët “në mes të detit”

Puna për sezonin e ri ka nisur dhe normalisht emërimi i timonierit të skuadrës do i hapte udhë dhe zhvillimeve të tjera në skuadër. Edhe pse do të jetë trajneri ai që do të vendosë për organikën që do të ketë në dispozicion, plot pesë lojtarë janë në “ajër” dhe presin që të qartësojnë të ardhmen e tyre. Me përjashtim të Pero Pejiçit dhe Ylli Shametit që janë lojtarë të lirë, mbetet të përcaktohet se kush nga Enea Koliçi, Nijas Lena, Zhan Karioka, Besar Musolli dhe Izair Emini do të vijojë bashkëpunimin me klubin kampion.

Nga klubi është bërë e qartë dhe këmbëngulet që lojtarët janë nën kontratë, ndërsa pretendimet e lojtarëve janë të kundërta dhe pretendojnë se kontrata u ka përfunduar. Duke nisur që nga sot lojtarët do të nisin të kontaktojnë me klubin për të çuar drejt normalitetit situatën. Koliçi dhe Emini e kanë bërë të qartë që duan largimin dhe nëse situata nuk do të zgjidhet me konsensuse lojtarët mund t’i drejtohen organeve të FSHF për ta sqaruar këtë situatë. Në FSHF ekziston kontrata e re, depozituar nga Kukësi, por kush i ka firmosur dhe kur? Mistere që vetëm te Kukësi i dinë, sepse lojtarët nuk kanë firmosur asgjë këtë muaj!

Kontratat, precedenti që përsëritet

Nuk është hera e parë që në Kukës ka situata të tilla kaotike në lidhje me kontratat e lojtarëve dhe veçanërisht me klauzolat e tyre. Vit pas viti jo pak lojtarë janë larguar me “inate” nga Kukësi, ku e kanë ndjerë veten të burgosur nga kontrata e Kukësit. Nga Malota, Mici dhe Hasani e Alla, tek lojtarët aktual që duan të largohen, duket se ka diçka që nuk shkon tek kontratat, për të cilën është mjaft e vështirë që të saktësohet. Akoma dhe më i çuditshëm është fakti se FSHF qëndron indiferente dhe nuk përcakton një rregullore për të shmangur këto përplasje që po bëhen të përvitshme, por që nuk do të ishte çudit që të shihej si precedent dhe në skuadrat e tjera, ku mund të përmendim këtu rastin e trajnerit të Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online