Daja: Në çdo fushë synojmë tri pikët, na duhet lojtari i 12-të

Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit. Tekniku i ekipit vlonjate është shprehur se skuadra e tij e ka hedhur pas humbjen e javës së kaluar ndaj Skënderbeut dhe në transfertën drejt kryeqytetit do të luftojë vetëm për tri pikët.

GJENDJA POST-SKËNDERBEU “Tashmë e kemi lënë mbrapa me Skënderbeun, megjithëse nuk është se bëmë gjithçka gabim në atë ndeshje pasi deri në minutën e 75-të kundërshtari nuk erdhi asnjëherë në portën tonë, por edhe nuk treguam gjë në fazën sulmuese, gjithsesi ky mbetet një kapitull i mbyllur. Kampionati ka vetëm katër javë që ka filluar dhe jemi në një pozitë të mirë me shtatë pikë.

TONE TË LARTA NË ANALIZËN E NDESHJES ? “Nuk ka pasur tone të larta pas ndeshjes me Skënderbeut. Analiza e ndeshjes ka qenë e detajuar dhe me tonë të zbutura, pasi ishim shumë të qetë se sa në përfundim të takimit. Ishte një ndeshje që na kishte vënë në presion të madhe, pasi po na mbështeste një numër i madh tifozësh, u them që momentet e mira dhe të këqija duhet t’i kalojmë bashk. U bëj thirrje tifozëve të na mbështesin në çdo ndeshje, pasi duhet të jemi me 12 lojtarë në fushë dhe jo vetëm 11”

MUNGESA – “Në ndeshjen ndaj Skënderbeut na mungoi Alla dhe Kale, që e presim nga momenti në moment, ndërsa Torasa dhe Alvesh kishin vetëm pak ditë që i ishin stërvitur me grupin. Por, nuk duhet ta përdorim si justifikim këtë, pasi kampionati është i gjatë dhe këto janë gjëra të zakonshme. Ndaj Partizanit Alla dhe Hyseni nuk do të jenë të gatshëm, por nuk besoj se do të jetë problem, pasi kemi lojtarë të aftë për t’i zëvendësuar ata.

“NUK I MËSOJ DOT PASIN LOJTARËVE” – “Kjo frazë e imja është përdorur shumë në medie. Nuk e kam pasur fjalën thjesht për “pasin” si element teknik, pasi ata janë lojtarë të ekipit të parë dhe dinte të pasojnë. Gjithçka ka qenë në aspektin psikologjik, lojtarët duhet të kenë më shumë besim të aftësitë e tyre, pasi nuk u mungojnë cilësitë.

I KËNAQUR ME BARAZIM  ?– “Asnjëherë nuk kënaqem me barazim. Në mendësinë tim ashtu dhe të qytetit e ekipit në çdo ndeshje do të shkojmë për të marrë tri pikët pavarësisht kundërshtarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online