Daja: Kukësi një hap para, tani jemi përforcuar edhe ne

0

Flamurtari luan ndeshjen e parë në shtëpi nesër prej orës 19:45. Vlonjatët presin Kukësin, që kërkon titullin kampion. Gjithsesi vlonjatët e kanë të qartë se duhet të fitojnë me verilindorët. Trajneri Ilir Daja ka folur para ndeshjes dhe fillimisht ka komentuar takimin e parë, atë me Teutën.

“Për kohën që kishim në dispozicion, pavarësisht donim që të merrnim më shumë, me atë që dhamë në fushën e lojës rezultati më i drejtë ishte barazimi. Natyrshëm që nuk kënaqemi me barazimin, por kishte gjëra pozitive në atë ndeshje, sikurse edhe jo pozitive. Anët e mira duhet t’i automatizojmë dhe t’i shtojmë, kurse pjesën tjetër ta rregullojmë”, është shprehur Daja.

KUKËSI – Trajneri kryeqytetas ka folur për takimin me verilindorët, por qartazi thotë se Flamurtari i tij luan për maksimumin e pikëve. “Janë një hap përpara, pasi vijnë nga një ritëm që e kanë prej ndeshjeve të Europës. Ata janë formatuar para nesh dhe kanë pasur më shumë kohë në dispozicion. Megjithatë këto nuk janë justifikime për t’u futur në ndeshje me një mentalitet jo fitues. Në çdo ndeshje do të futemi për të marrë tre pikët, ashtu sikurse do bëjmë edhe me Kukësin”.

MERKATO – Në fund Daja ka folur edhe për lëvizjet e bëra: “Natyrshëm që me ardhjen e Allës dhe të Kristian përforcohet reparti i mbrojtjes, sidomos qendra, aty ku kishim edhe numër më të pakët lojtarësh. Por na duhen edhe lojtarë të tjerë. Besoj se në fund të merkatos do të plotësohemi për të rritur cilësinë brenda grupit, për të rritur rivalitetin dhe për të përballuar një kampionat që është i gjatë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.