Qaka prapakthehu, konfirmohen tratativat

0

Kamer Qaka u transferua këtë verë te Steaua e Bukureshtit (FCSB), por nuk gjen rehati. Deri më tani mesfushori nuk qenë në lartësinë e pritshmërive dhe tanimë shanset janë të mëdha që ai të ndryshojë skuadër pa u mbyllur merkatoja.

Poli Iashi, klubi ku ai shkëlqeu një vit më parë, është gati ta rikthejë në skuadër mesfushorin. Vetë presidenti Adrian Ambrosie ka folur për “Gazeta Sporturilor” në Rumani. “ne do të përpiqemi të afrojmë një mbrojtës qendre gjatë kësaj periudhe”, thotë fillimisht numri një i Poli Iashi.

Më tej Ambrosie ka shtuar: “Jemi të interesuar edhe për huazimin 1-vjeçar të Kamer Qakës. Do të ketë më shumë avantazhe nëse ai vjen të luajë këtu, se sa të qëndrojë në stol”.

Qaka ka nënshkruar për 5 vite me FCSB dhe për 23-vjeçarin normalisht që më e mira është që të luajë rregullisht, në mënyrë që të vijojë të mbetet edhe pjesë e kombëtares së drejtuar nga Kristian Panuçi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.