Analiza e Mançinit: Nuk ka më si Baxhio e Toti, besim për të rinjtë

0

Roberto Mançini është njeriu që është zgjedhur për të ringritur kombëtaren italiane. 53-vjeçari është entuziast për aventurën e re dhe në një prononcim për “Radio Deejay”, ai flet për futbollistët italiane. Nuk ka ndonjë fenomen në qarkullim, por ata duhet të kenë prioritet mbi lojtarët e huaj që kanë pushtuar Serinë A. Trajneri bën thirrje për besim te lojtarët e rinj italianë, sepse është e vështirë të rritesh, nëse qëndron në stol.

“Fakti që ka gjithnjë e më pak italianë që luajnë, është një problem. Ka të rinj të talentuar dhe që mund të luajnë dhe të rriten. Shpresoj të ndodhë diçka e tillë. Në këtë moment nuk ka më një futbollist si Baxhio dhe Toti, por mund të dalin lojtarë me këto cilësi. Në të kaluarën mungonin mbrojtësit, pastaj u kthyen, ndërsa në rolet e tjera kemi mangësi.”

Mançini komenton luftën për titull, afrimin e Ronaldos në Itali dhe ndalet te disa nga lojtarët e kombëtares. “Pashë Romën në Torino dhe bënë një ndeshje shumë të mirë. Kanë talente në ekip, por nevojiten më shumë italianë. Jam kurioz të shoh Milanin, ndërsa Inter është përforcuar shumë dhe i shoh si rivalët kryesorë të Juves.

Ronaldo? Unë kam shijuar një tjetër Ronaldo. Ka ardhur pak vonë në kampionatin tonë. Ai mund të vinte para 15 vitesh, kur ishte pjesë e Sportingut dhe më të mirët dëshironin Serinë A, por mendoj që CR7 do të rrisë kualitetin e kampionatit.

Baloteli mund të shkonte te Marseja, por gjëja më e rëndësishme për Marion është që të luajë rregullisht. Bernardeski është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme dhe e ka shprehur diçka të tillë te Fiorentina. Ka përmirësuar kualitetin dhe është rritur në aspektin e personalitetit.

Verrati nuk është në formën më të mirë fizike dhe shpresoj të rikuperojë sa më shpejt, ndërsa Zhorzhinjo është një nga mesfushorët më të mirë në Europë. Te Çelsi, ai do të rritet akoma dhe më shumë si teknikisht, por edhe fizikisht”, përfundon trajneri i kombëtares së kaltër.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.